Fundjavën e shkuar kryeministri Edi Rama e kaloi në Berat, ku zhvilloi disa takime partiake në kuadër “Bashkia që duam”. Por gjatë këtyre takimeve, Rama pa dashje ka zbuluar një detaj që konfirmon se Ervin Demo është kandidati i PS-së për kryetar të Bashkisë së Beratit.
Siç shihet nga fotot Ervin Demo ndonëse nuk është as deputet dhe as ndonjë prej drejtuesve politikë të PS-së në këtë qark është ulur në krah të Edi Ramës, duke lënë pas edhe deputetin Fadil Nasufi. Natyrisht që kemi të bëjmë me një mesazh të qartë dhe përpjekje e Ramës për ta promovuar Ervin Demon si kandidaturë për kryetar bashkie. Jo vetëm kaq por demo u ftua edhe të flaës në këtë takim.

Ervin Demo deri para pak muajsh ishte zëvendësministër i Arsimit dhe u shkarkua nga Rama pas publikimit të plagjiaturës me diplomën./ tirananews.al
