Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama, Kurti dhe Vuçiç pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih! Fokus Ukraina dhe qëndrimi i Trumpit për NATO-n

11:04 / February 16, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
csm 20230216 msc59 zeitenwende 1627 b35414291d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të hapë Konferencën e 60-të të Sigurisë në Munih. Kjo ngjarje po mbahet në kohë kritike, pasi në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale ku ka të ngjarë që sërish të përballen presidenti Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald Trump. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Dhomën e Përfaqësuesve ka ngecur një paketë për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të bëjë paraqitjen e parë fizike në këtë konferencë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vlerësohet se 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, që e cilëson veten si forumin kyç në botë ku debatohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar. Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama., Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbinë presidenti i saj Aleksandar Vuçiç. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin forum po ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar pagesat me dinarin serb. Ky vendim ka hyrë në fuqi më 1 shkurt në mes të kritikave ndërkombëtare dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mospërfillja e kërkesës amerikane për shtyrje të vendimit ka ndikuar në cilësinë e raporteve mes Uashingtonit dhe Prishtinës, sipas REL.

Ndërkaq, numri dy i politikës amerikane, Kamala Harris, e cila ka marrë pjesë në Munih edhe më 2022 dhe 2023, kësaj radhe përballet me vështirësi të tjera. Ajo këtë vit përballet me detyrën që të sigurojë aleatët se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbrojtur sigurinë e tyre pasi Trump, që konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin e republikanëve për president, ka vënë në pikëpyetje mbrojtjen e aleatëve të NATO-s – të aleatëve që dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre – nga një pushtim i mundshëm nga Rusia.

Harris planifikon të zotohet se SHBA-ja kurrë nuk do të largohet nga obligimet e saj ndaj NATO-s dhe do të krahasojë angazhimin e Bidenit për angazhim global me pikëpamjet izoluese për Trumpin, citohet të ketë thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nga Reuters. “Nënpresidentja do të riangazhohet për të mposhtur ideologjitë e dështuara të izolacionizmit, autoritarizmit dhe unilateralizmit… dhe do t’i denoncojë këto qasje shkurtpamëse ndaj politikës të jashtme, që janë të rrezikshme dhe destabilizuese”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Harris pritet të takohet me Zelenskyn gjatë konferencës, tha Shtëpia e Bardhë. Asaj në Munih do t’i bashkohet sekretari amerikan i Shtetit, i cili një ditë më parë qëndroi në Shqipëri, ku tha se Uashingtoni dhe Tirana kanë një “partneritet të jashtëzakonshëm”. Nënpresidentja amerikane po ashtu pritet të shpreh besimin se populli amerikan do të vazhdojë të mbështesë qasjen e administratës Biden ndaj Ukrainës.

Ukraina, që varet shumë nga ndihma ushtarake dhe ekonomike që merr nga aleatët perëndimorë, po përballet me mungesë të municioneve dhe pajisjeve ushtarake në fushëbetejë dhe tani po përballet edhe me luftime intensive në qytetin lindor të Avdijivkës. Kievi po ashtu me dëshpërim po kërkon që të rimbushë furnizimet me sisteme të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojë civilët dhe infrastrukturën që goditen pothuajse përditë nga granatimet ruse dhe sulmet me dronë.

Harris me siguri do të pyetet për paketën e ndihmës ushtarake në vlerë prej 95.34 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin që Senati, i udhëhequr nga demokratët, e miratoi më 13 shkurt. Por, kjo paketë mund të mos dërgohet asnjëherë për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, pasi këtë ndihmë e kundërshton Trumpi. Ndërkaq, aleatët evropianë të Ukrainës kanë nisur të rrisin mbështetjen e tyre për Kievin.

Para shkuarjes në Munih, Zelensky fillimisht pritet që më 16 shkurt të qëndrojë në Berlin, ku do të takohet me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Lideri ukrainas më pas do të shkojë në Paris për nënshkrimin e një pakti të sigurisë me homologun e tij francez, Emmamuel Macron, kanë konfirmuar zyra e Zelenskyt dhe ajo e Macronit. Berlini nuk ka publikuar detaje për takimin Zelensky-Scholz, por Gjermania po ashtu është duke negociuar një marrëveshje të sigurisë me Kievin.

Konferenca mbahet në kohën kur po vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në Gazë. Si lufta në Ukrainë, ashtu edhe ajo në Gazë, kanë rritur frikën se mund të zgjerohen dhe ka të ngjarë që këto çështje të trajtohen gjatë konferencës në Munih. Presidenti i Izraelit, Issac Herzog, kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh, dhe Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, po ashtu do të marrin pjesë në forumin e sigurisë. Konferenca e Sigurisë në Munih do të mbyllë punimet më 18 shkurt. /REL/

munih
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Horoskopi 17 Korrik 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

08:28 / July 17, 2025

Përhapet me shpejtësi zjarri në Drenovë të Mallakastrës, rrezik për nënstacionin elektrik dhe një pus nafte

22:46 / July 16, 2025

Marrëveshja me Bashkitë, Qeveria miraton ngritjen e Akademisë Vendore për trajnimin e stafeve

21:08 / July 16, 2025

Lapaj përplaset me Shabanin: Dajo s’të bëhet deputet, mbarë iu shkoftë!

20:40 / July 16, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.