Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të premte një informacion sa i takon vaksinimit të qytetarëve me dozën e tretë kundër COVID.
“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Aty citohen kushtet e vaksinimit me këtë dozë, kategoritë dhe koha e marrjes së vaksinës. Doza e tretë rekomandohet për personat mbi 60-vjeç dhe disa kategori të tjera, 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
