Kryeministri Edi Rama ka menduar që komunikimin e radhës ta bëj me ndjekësit e tij në rrjetet sociale nga shtëpia. Ai tha se edhe truprojat e tij janë në shtëpitë e tyre dhe ndërkohë bëri të ditur dhe masat e reja ekstreme që po përgatiten.
Ai tha se kush thyen rregullat e “shtetrrethimit” duke dalë me makinën e vet private pa arsye do të humbasë patentën përgjithmonë, ose do të duhen disa vite që të rihyjë sërish në kurs për të marrë atë.
Gjithashtu dhe tregtarët dhe farmacitë që shesin më shtrenjtë do të humbin të drejtën për të bërë tregti.
