Nga Berati, kryeministri Edi Rama ironizoi ish-aleatin e tij të dikurshëm, sot kundërshtar politik, Ilir Meta. “Tani vijmë tek Likja. Më fal Nasip se këtij vijon t’i vijë keq. Si mundet t’ju çojë në Skrapar faqen e zezë dhe t’ju thotë votoni këtë tani që Skrapari ka votuar për aq kohë sa e ka parë si një alternativë brenda tërë të majtës progresiste. Vërtetë ai u hohh në prehrin e atij tjetrit, por kur erdhi prapë nuk vajti me atë tjetrin, por me mua. Ju kujtohet apo jo? Se të kishte vajtur me atë tjetrin do ia kishin dhënë shqelmin që atëherë. Tani nuk mundet më të vazhdojë. Më vjen shumë keq sinqerisht, çdo gjë kemi bërë, unë e të tjerët për ta sjellë në rrugë të mbarë, por kur të zë zullumi poshtë nuk ka Kryetar Parlamenti e president, e Papë po ta bësh Liken, prapë tek zullumi do të kthehet. Më jo, se s’ka më iluzione”, u shpreh Rama.
Postime te ngjashme
Add A Comment
