Pas debatit të mbajtur në Këshillimin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbi çështjen e vendosur në tryezë nga Presidenca shqiptare për muajin qershor, lidhur me llogaridhënien dhe mbajtjen përpara përgjegjësisë për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare, Kryeministri Rama tha se pandëshkueshmëria duhet të përfundojë duke dënuar agresionin dhe luftën kudo në botë, e duke theksuar se këtë ia detyrojmë viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, Ruanda e Darfur.
Ai falenderoi Shtetet e Bashkuara dhe Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndihmën e dhënë në këtë përpjekje.
Kryeministri e përfundoi fjalën e tij duke theksuar se krime të tilla nuk duhen lënë pa ndëshkuar, pasi për këtë i detyrohen viktimave të gjenocidin në Srebrenicë, Ruanda dhe Darfur, mbi 20 mijë grave të dhunuara brutalisht gjatë spastrimit etnik në Kosovë. Në mbyllje ai u zotua se Shqipëria do të vijojë të jetë, ashtu siç ka qenë në krye të përpjekjeve për vendosjen e drejtësisë dhe parandalimin e krimeve të tilla në të ardhmen.