Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik për Iniciativën e Berlinit, ka mbërritur në Malin e Zi.
Në Podgoricë, kryeministri Rama u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.
Gjatë qëndrimit disa orësh në Malin e Zi, kryeministri Edi Rama takohet me kryeministrin Dritan Abazoviç, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
Agjenda parashikon edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Pas Malit të Zi ndalesa e fundit e këtij turi ballkanik do të jetë Beogradi, nga ku rreth orës 19:30 pritet nisja e takimit biletaral me presidentin Aleksandër Vuçiç.
K
