Pas caktimit të drejtuesëve politikë në 12 qarqe, PS ka ndezur më shumë se kurrë motorrët për garën zgjedhore në 2025. Nesër (e premte), kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një mbledhje me deputetët e Partisë Socialiste në Elbasan. Deputetët do të mblidhen në zonën e Labinotit, aty ku janë zhvilluar edhe takime të mëparshme nga mazhoranca. Mësohet se do të jetë Niko Peleshi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, ai që do të mbajë fjalën hapëse. Synimi është realizimi i një analize dhe udhëzimet për zgjedhjet e ardhshme. Fokusi kryesor do të jetë komunikimi në rrjetet sociale si dhe angazhimi i tyre në terren.
Postime te ngjashme
Add A Comment