Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama mbledh në mesditë qeverinë, sot vuloset shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

09:17 / September 25, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 645bf8889d618
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mbledh sot në orën 12:00 qeverinë, ku në rend dite mësohet se është vendimmarrja për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas ligjit, është qeveria që ka fjalën e fundit për përfundimin e mandatit të një kryebashkiaku, ndaj vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Ministrave.

Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak.

Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij.

Akuzat rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe biznesmenët Gentian Sula, Elman Abule, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, të gjithë të lënë në detyrim paraqitje.

Edi Rama Erion Veliaj kryebashkiak Rama Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Të përfundojë plotësisht Reforma Zgjedhore”, Celibashi: 9 maji, rëndësi për integrimin në BE

11:24 / November 3, 2026

Kryeministri Edi Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE

11:16 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë në moshën 30-vjeçare sulmuesi i Tenerife-s pas përplasjes së rëndë në fushë

10:47 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.