Kryeministri, Edi Rama, mëngjesin e ditës së sotme ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politik në qarqe.
Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave mes kryeministrit dhe drejtuesëve politikë, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Bruksel, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.
Në fokus të diskutimeve mes tyre është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.
