Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Më 11 maj duhet një fitore popullore dhe politike

18:57 / May 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f57aad8e 0f8c 4dea 9330 21972146119e scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Kuçovës. Ai tha se më 11 maj nuk mjafton një fitore aritmetike e PS, duhet një fitore e madhe popullore dhe politike. ”Me shumë besim, bindje dhe vendosmëri duhet të kuptoni dy gjëra. E para, nuk na mjafton një fitore aritmetike e PS, na duhet një fitore e madhe popullore dhe politike dhe prandaj nuk duhet lënë askush.

Nga mbështetësit dhe simpatizantët tanë, që të mendoj se ne e kemi fituar dhe të shkoj në plazh, apo të shkojë tek vjehrra në 11 maj. Jo, të votojë njëherë bashkë me vjehrrën, pastaj të shkojë në plazh, ose të shkojë të shijojë drekën e gatuar nga vjehrra”, tha Rama.

Kreu i PS-së gjithashtu theksoi se 56% e grave dhe vajzave në rang vendi mbështesin PS, ndërsa sipas tij në Kuçovë shkon 65%, shumë më tepër se burrat. ”Edhe burrat këtu janë më shumë ata që na mbështesin, por nuk mjafton. Gratë të flasin me gratë demokrate, ta pleqërojnë këtë punë dhe të afrohen më shumë tek 5-a. Dhe nga ana tjetër, ata burra që janë mërzitur se kam thënë unë, unë flas politikisht politikisht që gjysmat janë çyrykë, e hedhin votën në “kënetë”, e kanë mundësi në 11 maj ta tregojnë se nuk janë, por të votojnë për Shqipërinë në BE në Evropë. Është shumë e thjeshtë”,-tha Rama.

Po ashtu Rama ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi. Kreu i PS-së tregoi se po qeshte me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

11 maj] PS Rama zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.