Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Më 11 maj, na duhet një fuqi e re!

22:32 / May 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga çdo palë zgjedhje të tjera, kryeministri Edi Rama kërkon mandatin e katërt me premtimin për ta integruar vendin në Bashkimin Europian. I ftuar në Report Tv, Rama thotë se për herë të parë yjet e fatit janë bashkuar me BE, e cila na ka hapur dyert me mundësinë që negociatat të mbyllen deri në vitin 2027.

Por, për të arritur këtë premtim që e ka shoqëruar përgjatë një muaji fushatë zgjedhore, kryesocialisti kërkon një mandat edhe më të fortë se ai i 2021 me 74 mandate.

“Yjet janë bashkuar sepse ata tani kanë hapur derën. Gjeopolitika e tyre kërkon të hapet dera. Por ata s’të marrin brenda po s’bëre punët. Prandaj na duhet një mandat i fortë që të mbyllim negociatat brenda 2027. Vetëm ne e çojmë në BE. Nuk është çështja çfarë pranojnë ata, çështja është se kapacitet qeverisëse që kemi ne, nuk i ka askush tjetër në Shqipëri”, tha Rama.

Për kryetarin e PS, integrimi nuk është as iluzion e as një truk magjik, por një mundësi historike, për të cilën thotë se për herë të parë BE na hapi dyert. Ai nuk kërkon asgjë “falas”, por thotë se kriteret janë plotësuar dhe shigjeton edhe opozitën për të cilën thotë se mendoni nëse Shqipëria do të përfaqësohej në forumet ndërkombëtare me bufin e kënetës.

“Ata janë një shtëpi të pasurish, dhe shtëpitë e pasurve nuk e mbajnë derën hapur. E kanë derën mbyllur. Ti mund t’i biesh derës sa të duash, e hapin vetëm kur ata që janë brenda kanë interes të të hapin derën. Kriteret i kemi plotësuar disa herë që dera të hapej për negociatat”, tha Rama.

Mandatin e katërt e kërkon më të fortë, por u rezervua të japë shifra, ndërsa për Partinë Demokratike projeksionin e ka të qartë, për të cilën thotë se nuk mund të marrë më kurrë rezultatin e 2021-shit.

“2021 ka pasur tjetër atmosferë, tjetër tension. Ata ishin të bindur që do të fitonin, të bindur se që ne do të humbisnim. Ishin më të organizuar sesa janë sot. Edhe rezultatin e 2021 nuk e arrijnë më.”, u shpreh Rama.

11 maj BE Edi Rama fuqi mandati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.