Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një postim në rrjetet sociale në lidhje me pandeminë.
Kreu i qeverisë shkruan se sistemi ynë shëndetësor mbajti peshën e një tragjedie si pandemia falë vetëmohimit të stafeve mjekësore dhe investimeve domethënëse.
Të njëjtën bindje shpreh se me vullnet e durim mund të përballojmë edhe krizën energjetike dhe pasojat e luftës në Ukrainë.
“Dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjetike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
