Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Rama me Veliajn për fillimin e punimeve për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Së shpejti edhe me Bibliotekën e re Kombëtare

16:14 / February 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hl 22339648447
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për krijimin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, pranë Parkut të Liqenit. Në fjalimin e tij, Rama evidentoi rëndësinë e kësaj qendre e cila do të jetë e pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme që fëmijët të zhvillojnë talentet në fusha të ndryshme. Kryeministri solli në vëmendje se veç projektet nuk mjaftojnë, por nevojiten njerëz të kualifikuar për funksionet për të cilat krijohen hapësira.

“Ishte e paimagjinueshme që fëmijët të mos kishin një qendër të denjë artistike dhe kulturore, një Teatër të denjë Kukullash por vazhdonin të frekuentonin Teatrin e vjetër i cili edhe ai i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë dhe një restaurimi bashkë me rikontruksionin pasi është një Monument Kulture i mborjtur. Mirëpo jo të gjitha gjërat mund të bëheshin menjëherë, jo të gjitha mundësitë i kemi sa ç’kemi nevojat, të cilat janë në proporcione shumë më të mëdha se sa mundësitë. Megjithatë ja ku i erdhi dita edhe kësaj vepre të re, e cila siç e patë edhe nga prezantimi jo vetëm do të jetë një hapësirë me të gjitha kushtet për fëmijët por do të jetë një tjetër shenjë e rëndësishme arkitektonike, një tjetër vepër ikonike e transformimit dhe e modernizimit të Shqipërisë, të kryqeytetit dhe patjetër të tërë territori si ky ku faktikisht kjo godinë do jetë vlerë e shtuar.

Së bashku, shpresoj së shpejti edhe me Bibliotekën e re Kombëtare që është një tjetër projekt fantastik, por siç na duhet të çlirojmë rrugën e zënë nga drejtësia e korruptuar me truallin në anën tjetër, ashtu na duhet të sigurojmë financimin masiv që ka nevojë, gjë që jam i bindur do arrijmë ta bëjmë në një kohë të arsyeshme. Nuk dua të zgjatem më tutje por dua vetëm të theksoj diçka që përtej godinave, përtej infrastukturave të reja, përtej kushteve të reja optimale, na duhen njerëz të përkushtuar, të kualifikuar dhe të angazhuar për t’i mbushur këto hapësira me përmbajtjen po aq cilësore. Është sfidë më vete që të kesh në Teatrin Kombëtar një përmbajtje po aq cilësore sa Teatri Kombëtar që është vepër e një arkitekti të shquar, siç është kjo vepër e një tjetër arkitekti të shquar dhe të jesh në lartësinë e këtyre veprave nuk është e lehtë.

Por kjo është detyra tjetër e Ministrisë së Kulturës në këtë rast, e qeverisë, e jona, së bashku me bashkinë, për të arritur që të bëjmë gati një skuadër të denjë për këtë vepër sepse krijon hapësira për shumë funksione, nuk është thjesht një Teatër i ri Kukullash apo një qendër e re fëmijësh por është të gjitha këto bashkë, edhe më shumë se kaq. Duke parë edhe një pjesë të komunitetit të pranishëm kam shumë besim që kemi brumin e duhur për të bërë bukën e duhur edhe në këtë aspekt”, tha Rama

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja Sala: Heqim kufizimin e moshës për Check-Up, vjen linja e këshillimit dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

12:09 / July 28, 2026

Maturantët nisin sot aplikimet për universitetet, gjashtë ditë afat për plotësimin e formularit A2

08:35 / July 27, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.