Gjatë vizitës së tij sot në Durrës, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë edhe në Panairin e Punës dhe Aftësive që po zhvillohet në këtë qytet. Kreut i qeverisë ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e panairit dhe të zgjedhin priofilin që u përshtatet mes 1,500 vende të lira pune që ofrohen nga 63 bizneset më të mëdha në rajon.
“Bëhuni pjesë e këtij panairi dhe zgjidhni profilin që ju përshtatet për të ndërtuar të ardhmen tuaj, të sigurt”, shprehet ai.
Ndërkohë, një fjalë mbajti edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj e cila tha se biznesi shqiptar sot ka një problem, atë të gjetjes së stafit.
“Uroj ta mbyllim sa më shumë atë hapësirë të krijuar mes ofertë-kërkesës”, tha ministrja.
