Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama mesazh Bashës: I jam lutur më shumë se Romeo Zhuljetës

19:59 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit me banorët e Belshit, ku rikonfirmoi për një mandat të dytë kandidatin e PS Arif Tafani për bashkinë e këtij qyteti kryeministri Edi Rama dha një mesazh të prerë për kreun e PD Lulzim Bashën, ndërsa deklaroi se në 2017-ën i është lutur si Romeo Zhuljetës.

‘Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. E bëra këtë batutë sepse mu kujtua që dy vjet më parë kam hequr shumë keq. I jam lut më shumë se Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata. Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë. Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur’, tha Rama, i cili theksoi edhe njëherë se nuk do t’i shtyjë zgjedhjet.

‘Ata e dinë shumë mirë se nuk fitojnë dot zgjedhje dhe kapen pas çdo lloj alibish, të pakuptimta, absurde, të dëmshme, për të shmangur atë që nuk e shmangin dot: zgjedhjet. Kanë dalë në rrugë dhe në rrugë do të mbeten, si rrugët që i kanë lënë rrugëve. Në Elbasan përfunduam rrugën, kurse ata nuk është detyra jonë t’i kthejmë nga rruga. Kanë filluar që të rrahin njëri-tjetrin. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Flasin këta për drogë e krim, ndërsa ai që rrahu babë e bir ishte trafikant droge.

Në rast se ata do i kishim detyruar që mos hyjnë në zgjedhje, kjo do të ishte antidemokratike. Ata kanë pranuar humbjen pa hyrë në zgjedhje. Ky nuk është problem i shtetit, as i qeverisë, por problem i opozitës. Ata e dinë se humbin zgjedhjet, sepse kanë një udhëheqje të korruptuar e kriminale. Ata kanë frikë nga drejtësia. Ata po bëjnë gjithçka që të kthejnë reformën në drejtësi. Ata i ka marrë me vete urrejtja, kanë humbur logjikën. Ne nuk shtyjmë dot zgjedhjet’, tha Rama.

Bashes Romeo Zhuljetës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë, jo pasojë e parave të pista

14:29 / July 17, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026

Rama dhe Ibrahimaj prezantojnë programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme

13:00 / July 17, 2026

Ferit Hoxha takon homologun serb në Uashington: ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

12:46 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.