Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Roma-Fejnord/ Rama ka një mesazh para finales në Tiranë

00:14 / May 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
667E7575 2855 4C58 AFF6 EDF32B2C7336
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalja e Ligës së Konferencës, mes Romës dhe Fejnordit, do të jetë një nga eventet më të rëndësishme futbollistike të mbajtura ndonjëherë në tokën shqiptare.

Kjo finale, e cila do të zhvillohet më 25 maj, e ka shndërruar Tiranën, në një nga destinacionet më të kërkuara të momentit, kryesisht nga tifozët e Romës dhe ata të Fejnordit.

Jashtë këtij evenimenti madhështor nuk ka qëndruar as kryeministri Edi Rama, i cili së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për median prestigjioze italiane, “Tuttosport”, e cila do të botohet në gazetën e datën 18 maj.

Ndërkohë, nëpërmjet një video mesazhi të regjistruar nga makina e tij, Rama, e ka shprehur hapur mbështetjen e tij për skuadrën italiane.

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë juventinët. Kërkoj ndjesë, por këtu në Shqipëri të gjithë bëjmë tifo me Romën. Për fat të keq, është ende Roma ajo që mban lart flamurin e futbollit italian.

Në një vit ku gjërat nuk kanë shkuar mire për futbollin italian, Shqipëria do të bëjë çmos që ai flamur italian i Romës të ngrihet në ballkonin më të lartë të Europës me një kupe. I përshëndes të gjithë lexuesit e “Tuttosport”, që do të gjejnë nesër një intervistë timen në gazetë.

Dhe përfitoj që t’i them të gjithë romanistëve që ju presim krahëhapur në një nga stadiumet më të bukura të Evropës për të mbështetur Romën. Forca Roma, forca Italia dhe forca Juventus, por vitin tjetër”, ishin fjalët e Ramës në videon e postuar nga “Tuttosport”.

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Ambasadori i ri i SHBA i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Do vijojmë forcimin e partneritetit me Amerikën

15:19 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.