Mjaft i ashpër ka qenë kryeminsitri Edi Rama nga Mati ndaj vendimit të Metës. Ai tha se nuk kemi parë asgjë akoma nga kreu i shtetit, që sipas tij po tregon se e ka humbur të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë.
“Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Dhe ajo që po ndodh, po është në zhvillime sipër do e shikojmë deri në fund, që të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen Rama ik, do të I,kin një nga një vet, jo sepse kështu them unë as sepse kështu duam ne por sepse kjo që shikoni është dhe do të jetë përditë e më shumë pasqyra e qartë e një të vërtete që shqiptarëve që janë populli më politikan në botë dhe që për politik nuk ia fut dot askush do ju bëhet shumë e qartë”, tha ai.
Rama tha se të gjithë ata që udhëheqin “Rama ik”, do të ikin vetë të gjithë një e nga një.
