Armela Murati e reja nga Burreli do të jetë pilotja e parë shqiptare. Një foto të saj e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama në rrjete sociale.
“Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkruan Rama.
25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion. E quan një zgjedhje jo të rastësishme, teksa i afrohet çdo ditë ëndrrës së saj në Bazën Ajrore të Farkës.
Lexo edhe: Armela Murati: Vajza matjane është pilotja e parë shqiptare

