Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e 33-vjeçarit që vendosi të linte Anglinë për t’u kthyer në Shkodër.
Met Hasaj është një prej shkodranëve që është rikthyer nga emigracioni në vendlindjen e tij. Kjo për të investuar në hapjen e një Akademie Futbolli për moshat e reja.
”I certifikuar nga UEFA si trajner, ai frymëzon të rinjtë shqiptarë të besojnë në ëndrrat e tyre dhe në potencialin që ka Shqipëria”,-shprehet Rama.
33-vjeçari ka ndarë detaje nga historia e tij e emigrimit nga Londra në Milano të Italisë. Ai tregon për gjithë rrugëtimin e tij në Londër dhe për arsyet që e bën të kthehet në Shqipëri.