Duke folur sot për Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama tha në konferencën për mediat se u vu para një dosje voluminoze dhe nuk mund të ndalonin SPAK që të kryente arrestimin e ish-ministrit.
‘Nuk më takon mua të them nëse është fajtor apo i pafajshëm por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë kur kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, kjo e sotmja duhet të autorizuar pa asnjë dyshim,. Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimor. Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë nëse është një rast fajësie apo pafajësie.’- tha Rama.
