Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë bisedës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” tha se nën qeverisjen e Partisë Socialiste, negociatat me BE do të përmbyllen në vitin 2027.
Ai kërkoi nga qytetarët që më 11 maj të mbështesin Partinë Socialiste.
“Nëse bëhemi bashkë me 11 maj dhe marrim nje mandat të fuqishem, ne 2027 i japim fund negociatave. Me shume se nje fitore per mua, apo per PS , kjo esht nje fitore per te gjithe”, tha Rama.
Më tej, shefi i qeverisë u shpres se PS është garanci pë rrugën europiane.
“O e fus unë dhe PS, Shqipërinë në BE dhe e bëjmë tani më mandatin e katërt ose kjo punë mund të mos bëhet për kush e di sa vite të tjera”, theksoi ai.