Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në çadër te familjet e prekura nga tërmeti: Vitin tjetër të gjithë në shtëpitë e reja

17:35 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama ishte në Ishëm ku vizitoi banorët e prekur nga tërmeti, që janë vendosur në çadrat dimërore me sobë, ‘ku historitë brenda tyre janë të mëdha se vetë Shqipëria‘ thotë ai. ‘Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona‘ vijon më tej kreu i qeverisë. Zv/ ministrja e Brendshme, drejtuese e shtabit për qarkun e Durrësit, Rovena Voda u shpreh se ‘Në Ishëm janë 2500 familje, 9000 banorë, kjo ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, e gjitha zona thuajse është verifikuar, kemi shpërndarë gati 350 çadra, ka mbetur edhe 40, por do i plotësojmë‘. Prefekti theksoi se janë dëmtuar, spitali, shkolla e mesme, ndërsa Ishmi dhe Bubqi janë zonat më të prekura. Reshjet e dendura në fundjavë i gjetën në çadra dhjetëra familje të prekura nga tërmeti. Ato refuzojnë të largohen nga çadrat për t’u strehuar në hotele, pasi nuk pranojnë të lënë pas bagëtitë, të cilat i konsiderojnë të vetmin burim të ardhurash.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në njërën nga çadrat me familjet e prekura nga tërmeti
Edi Rama: Mendoj që shtëpitë në fshat do i bëjmë relativisht shpejt. Unë besoj që për të qenë brenda vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë jashtë shtëpisë, dhe do i bëjmë më të mira sesa i keni.
Banori: Faleminderit, rrofsh sa malet
Edi Rama: Do ta bëjmë. Malet leri se gjysmë kodre nuk po e mbaj dot. E keqja është si ta marrësh, se vërteta na zuri, por po të mos kishim pasur hotelet do të kishim ngelur… Në fshat me çadra, por dimëroret janë ok.
Banori: Mua më ka dëmtuar i pari. Ai më dha krisjen. Kur u ngrita nga gjumi Allah Allah, dola sikur isha duke fjetur gjumë. Ishim pesë vetë në një dhomë, por shyqyr dolëm pa viktima…
Edi Rama: Me ndihmat në rregull?
Banori: Na kanë sjellë sa kanë pasur mundësi
Edi Rama: Nuk dua të flas shumë, por do ta bëjmë shpejt, nga marsi prilli do të fillojë puna….janë shumë
Banori:Të ecë mbarë
Edi Rama: Të ecë mbarë, që ta bëjë mbarë edhe për ju. E rëndësishme është që keni dalë shëndoshë e mirë. Por shtëpinë e re do ta kesh, që nuk do të krahasohet me këtë. E mira nuk ka fund, por më të gjatë se unë nuk keni…Viti i Ri tjetër nuk do u gjejë këtu…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.