Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama: Në fund të mandatit të tretë, 24 orë ujë në të gjitha bashkitë e vendit

10:19 / March 18, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka shpalosur këtë të enjte programin për ujin dhe energjinë. Ai premtoi se në fund të mandatit të tretë në të gjitha bashkitë e vendit do të ketë 24 orë furnizim me ujë të pijshëm.

“Ujë, ujë, ujë, drita, drita, drita ka qenë tash vite e vite një nga kërkesat bazë të popullit. Uji I pijshëm edhe në vitet e regjimit komunist nuk ishte i kudondodhur, Ishte malli i shumëkërkuar ndaj të gjitha qeverive.

Premtimi më i përsëritur ka qenë 24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë. E kemi premtuar dhe ne por ka një ndryshim mes nesh dhe të tjerëve, Ne themi atë që do bëjmë dhe punojmë fort pa pushim për të bërë atë që themi. Keni 67-vjet që nuk e keni bërë thotë sot gjithkush. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë.

Dhe ky ka qenë një nga detet më të mëdhenj. Edhe më I madh se ai deti I tërbuar që na ndante nga e shkuara në sektorin e energjisë. E mbani mend çfarë vjedhje bëhej ditë natë. Për ujin gjetëm 23 strategji kombëtare për 23 vite nga 1990 deri në 2013 financuar nga lloj entesh dhe donatorësh që ishin tregues i një fakti drithërues.

Uji i pijshëm dhe çdo burim që rrjedh ujë në Shqipëri ishin në mëshirë të fatit. I gjithë sistemi I furnizimit ishte realisht në kolaps. E thashë në fillim që furnizimi me ujë të pijshëm nuk ishte problem I zgjidhur edhe më parë. Kur shkonim me pushime në shtëpinë e gjyshes në Vlorë e mbushnin ujin e pijshëm në një çezëm të përbashkët në rrugicën e lagjes në Skelë. Shqipëria u përball me një bombë demografike dhe njerëzit përfituan dhe u grumbulluan në qendrat e mëdha urbane duke rritur nevojën për ujë të pijshëm nga një sistem i vjetër dhe i ndërtuar për një numër shumë më të vogël konsumatorësh.. Kjo sjell një efekt paralel me atë të verbërisë, dritëshkurtësisë dhe paaftësisë qeverisëse, efektin e sulmit mbi sistem.

Do ketë 24 orë ujë brenda këtij viti në territore që e kanë pasur lëngatë për disa vite. Mandati i tretë do sjellë 24 orë ujë në Tiranë, ku është problemi më i madh për shkak të dyndjes së madhe. Kur them Tiranë, 24 orë ujë brenda mandatit të tretë, përfshirë Kamzën dhe Vorën. E njëjta gjë do ndodhë me Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorë. Ne do të garantojmë 100% ujë të pijshëm brenda 61 bashkive të vendit”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026

Pensionet, Tabaku: Shqipëria nuk krahasohet dot as me rajonin

13:41 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.