Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në kantierin e bypass-it në Vlorë: Segment kyç për zhvillimin e turizmit

20:50 / November 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
121952085 406408863725836 5947419564275058135 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.

“Jam shumë besimplotë që më 15 janar mbarojmë urën e cila është më e larta. Puna vijon 24 orë”, u shpreh një nga inspektorët e punimeve.

Ndërsa ministrja Balluku theksoi se kompania nuk ka ndërprerë në asnjë moment punimet.

“Në fillim të javës tjetër pritet të kemi 14.5 km të shtruara. Jemi drejt përfundimit të urës 1 dhe urës 5. Puna deri më tani ka ecur mirë dhe kompania nuk ka ndërprerë në asnjë moment punën”, u shpreh Balluku.

Rama deklaroi se me këtë segment pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme në sektorin e turizmit, ndërsa ka publikuar edhe një video në rrjetin social “Facebook”, bashkangjitur së cilës shkruan se ky segment do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik.

“Në kantierin e bypass-it ku prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur.

Një segment kyç në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit, i cili do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.