Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në KiE: Jo Kosovo, mësojini organizmave insititucionale që ta shqiptojnë Kosova

16:09 / October 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kkkkkk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës foli për situatën e luftës në Ukrainë teksa e paralalizoi me situatën e Kosovës.

Rama kërkoi nga pjesëmarrësit në asamble që Kosova të thërritet nga ata me emrin e saj të vërtetë, Republika e Kosovës, jo më Kosovë, gjë të cilën ai e cilësoi si një ‘mrekulli’

Edi Rama: Eshtë në të tilla momente që besimi në institucionet ndërkombëtare duhet vënë në vend, shtetet e vogla nuk duhen braktisur në mënyrë që shtete e mëdha të mos kërcënohen. Në këto 3 dekada, kemi mësuar se demokracia është një proces në ndërtim, se asgjë nuk është e plotë dhe e pakthyeshme. Ai vend po përndiqet nga e shkuara. Ballkani i hapur është përpjekje për të realizuar objektivat e procesit të Berlinit, është një përpjekje për t’i vënë idealet e integrimit europian në dispozion të paqes dhe integrimit të qytetarëve, përmes nismave të vogla ekonomike, duke bashkuar forcat në krizat që janë më të mëdha se ne. Kështu duam ta shohim ballkanin, jo më një fuqi baruti e Europës por shembulli se si të ndërtohet një e ardhme e përbashkët. E shkuara nuk mund të fshihet, zgjedhim të vëmë në dukje si mendojmë se jemi e jo si na perceptojnë. Kë të besojme? Kë të bëjmë mik. Këtu vijmë te cështja kryesore, arsyeja se përse ka rëndësi, për aftësinë e qytetarëve për të besuar te politika.

Ka kombe që jetojnë duke mbrojtur lirinë e tyre dhe hipokrizia e atyre që qëndron mënjanë. është rasti i Ukrainës dhe i Kosovës vite më parë. Nuk është një përpjekje e pamend, nuk ka asnjë parale mes Kosovës dhe Krimes. A nuk do ishte mrekulli që të nisnit t’i mësonit të tjera organizmave insititucionale, që ta shqiptojnë Kosova dhe jo Kosovo, kurrë nuk është vonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohen 23 protestues, shpallen në kërkim 30 të tjerë, nisin hetimet për 13 persona

10:55 / October 25, 2026

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.