Duan të hedhin në erë Shqipërinë tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, referuar situatës së tensionuar në disa KZAZ të bashkive të djathta.
“30 qershori do të jetë dita e zgjedhjeve duan apo nuk duan, qoftë ata që i fusin në këtë zjarr, qoftë këta që digjen drejt zjarrit. Synon të mbjellë frikën te njerëzit brenda sikur çoç do të ndodhë”, tha Rama.
Ai foli dhe për takimin elektoral të planifikuar në Shkodër, për të cilën kryebashkiakja Voltana Ademi nuk dha leje. Rama tha se rishfaqet fenomeni i antimitingut.
“Sot ne kemi planifikuar takimin elektoral në Shkodër. Çfarë po ndodh. Për herë të parë që nga viti 1991 që kur ne e kemi nisur fushatën elektorale rishfaqet fenomeni i dëshpëruar i një anti mitingashëve”, tha ai.
Rama tha se opozita po tenton të hedhë në erë urën për në BE. “Orvajtja e Haxhi qamilëve të sotëm për të arritur të pamundurën, për të hedhur në erë me dhunë urën e ndërtuar me shumë mundim në dekada për të lidhur më në fund me Euroipën për tu ulur në tryezën ebisedimeve për anëtarësim”, vijoi ai.