Qeveria shqiptare i propozon Maqedonisë së Veriut të ketë një port të thatë në Strugë që e lidh me atë në Durrës. Propozimi u bë këtë të hënë në mbledhjen e përbashkët të qeverive në Shkup, ku u nënshkruan rreth 20 marrëveshje e memorandume.
Disa prej tyre konsistojnë në krijimin e Task Forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë, kontroll të përbashkët kufitar në pikat e kalimit Qafë-Thanë dhe Kjafasan.
Në tryezën e përbashkët, kryeministrat Rama dhe Kovaçevski vunë theksin te forcimi i bashkëpunimit në kohë krize. Kryeministri shqiptar tha se duhet kërkuar më shumë nga BE sa i përket krizës energjetike.