Paraditen e sotme kreu i PS-së, Edi Rama ka mbledhur asamblenë socialiste të Vlorës teksa në fokus janë zgjedhjet e ardhshme.
Brenda pak ditëve, ky është takimi i dytë i kryesocialistit me strukturat pas ndezjes së motorëve të fushatës elektorale.
Takimin me asamblenë Edi Rama po e zhvillon në Zvërnec, në një lokal buzë detit.
