Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e tij të kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit. Në fjalën e tij, gjatë aktivitetit politik, Rama është ndalur gjatë tek ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka. Duke e cilësuar si “Teri”, kryeministri është shprehur se ai është një vlerë e shtuar për socialistët në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ardhja në Durrës është e lidhur me dëshirën për t’i dhënë një shtysë të re Durrësit. Në Durrës kemi një skuadër përfaqësuese e të gjithë qarkut, mbi të gjitha, në Durrës ne kemi në radhë të parë. Lefteri është vlerë e shtuar. Për Terin është kthim përfundimtar në shtëpi. Dimë historinë e të ndarjes e bashkimit të të majtës. Mes PS dhe LSI ka pasur disa njerëz që janë ura dhe jo hendeqe. Njerëz që kur gjërat kanë shkuar keq nuk janë bërë zëdhënës të të keqes. LSI ka bërë këtë herë në formën më brutale, kanë vendosur që të zgjedhin jo vetëm PS por arsyen. Skuadra jonë është një skuadër që ka mesazhe të qarta për të gjitha kategoritë,”– tha Rama.
