Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama nga Gjermania: Presim hapjen e negociatave në qershor!

19:06 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama në konferencën për shtyp me Kancelarin gjerman tha se Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në Qershor.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se procesi i integrimit europian është një proces për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE.

“Ishte vërtet kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas një takimi të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shuëm vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbyshja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. E çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale për progresin që ne kemi bërë por jemi edhe të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet.

Për ne procesi i integrimit europian nuk është një proces për të shkuar në Evropë por për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE, dhe këtë ia detyrojmë fëmijëve tanë. Sigurisht që ne kemi tërësisht në një linjë me Kancelarin, sikundër e gjithë BE, në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejte dhe negociata sa më të vërteta që të përfundojë ky kalvar që po shkatërron jetën e miliona njerëzve, që po bën reale atë që ne mendonim se nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Evropë.

Së treti, vlerësoj dëshirën e tij për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit, që e ka sot më të domosdoshëm se kurrë një përshpejtim të ri. Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.