Në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit, kryeministri Edi Rama ishte sot në Gjirokastër.
Rama ftoi të gjithë ata që duan të investojnë, ta bëjnë këtë në vendin e tyre, pasi, sipas tij, do të kenë mundësi të fitojnë më shumë sesa në Greqi, Angli apo Gjermani.
“Shqipëria ka hyrë në fazën që kush do të punojë, të investojë sado pak lekë dhe ta kthejë shtëpinë e gjyshit në pjesë të industrisë së turizmit të jetojë këtu në vendin e vet, duke fituar më shumë sesa fiton dhe ka fituar duke punuar për greket, italianet, anglezet apo gjermanet.
Na duhet vetëm besim, optimizëm dhe punë, të tjerat nuk na duhen. Kthimi prapa është vetëvrasje.
Më e keqja është prapa dhe më e mira është përpara. Nga ana tjetër, cdo shqiptar pavarësisht simpatish politike ka, nuk duhet të harrojë se sot Shqipëria është me e respektuar se kurrë”, tha Rama”, tha Rama.