Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama nga Kievi: Vendet e Ballkanit të ndërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin

19:51 / June 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Kiev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Volodymyr Zelenskyn, rama bëri me dije se janë gati të rindërtojnë një bllok banesash për familjet në Irpin.

“Me gjithë zemër zoti president për ftesën për të qenë këtu sot dhe ndihem i privilegjuar sëbashku me Dritanin dhe Dimirin i cili për arsye objektive nuk mund të ishte me ne. Si kryeministra të tri vendeve të NATO-s nga vendet e Ballkanit të gjendemi me ju dhe të dëshmojmë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë për ju dhe popullin ukrainas. Personalisht hezitoja të vija sepse përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është aspak  e mjaftueshme, por në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës. Jam mirënjohëse për mikpritjen bujare dhe dëshirën për të ndarë me ne një pjesë mjaft të vogël të realitetit që më parë e kemi parë përmes fotove. Sot patëm mundësinë të shohim nga shumë pranë Irpinin. Jam i lumtur që ratë dakord me propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një bllok secili prej vendeve, për familjet dhe fëmijët e Irpin. BE dhe shumë të tjerë janë pjesë e kësaj përpjekje por le ta bëjmë në mënyrën ballkanike pa shumë burokraci dhe të jemi të parët që e bëjmë këtë gjë e kjo ndoshta do të përshpejtojë përpjekjet e të tjerave. Të kërkesës suaj në emër të popullit ukrainas që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.”

Ai tha se Shqipëria si vend anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të ngrejë zërin për shqetësimet e Ukrainës. 

“Jam krenar të ndaj me ju që Shqipëria si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe bashkë nismëtare për rezoluta bashkë me SHBA, është e privilegjuar që t’i jap zë shqetësimeve dhe zërit të popullit të Ukrainës për një paqe të drejtë, kështu më lini t’ia kaloj fjalën Dritanit, duke falenderuar atë që po bëni, se ajo nuk është diçka që ia keni detyrë popullit të Ukrainës, është diçka që nuk detyroheni, por po e bëni, për vlerat dhe parimet të të jetuarit në paqe, për Europën dhe botën”, përfundoi Rama.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/548420506871205

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.