Kriza shqiptare mund të transferohet në studion më të njohur në Itali, atë të prezantuesit Bruno Vespa. Mediat italiane e kanë vendosur situatën në Shqipëri në fokus të raportimeve, por këtë herë duket se është radha e emisionit ‘Porta a Porta’. Edi Rama do të jetë i pranishëm edhe në debatin e famshëm “Porta a Porta”. “ Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë që iu bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim,e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë . #FinoAllaFine”, shkruan Rama në tëitter. Mediat kanë aluduar edhe për një përballje të Bashës në emisionin italian por kjo mbetet për t’u parë. Mediat italiane i kanë kushtuar shumë vemendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri. RAI veçanërisht dhe të gjithë shërbimet e tij kryesore, janë fokusuar në protestat e shkurtit, dhe kanë bërë edhe investigime për trafikun e drogës dhe lidhjet e kësaj me politikën, me votën. Mesa duket, një nga emisionet më të rëndësishme në vendin fqinj, “Porta a Porta”, i gazetarit të njohur Bruno Vespa vlerëson se është rasti për t’u përfshirë më shumë. Dhe, debati i nxehtë i Tiranës, kriza politike, sonte në darkë pritet të transferohet në studion e njohur të RaiUno-s
