Kryeministri Rama ka reaguar për rikthimin e nxjerrjes së 4 fëmijëve shqiptarë nga kampi Al-Hol në Siri.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se ata do të rikthehen nesër në Shqipëri teksa do të hapet dhe faza e dytë për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë.
“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë
Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetë” – shkruan Rama.
