Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama niset nesër drejt Kosovës, i përgjigjet në kohë rekord ftesës së Kurtit

18:11 / September 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një kohë kur situata në kufirin e Kosovës me Serbinë mbetet tejet e tensionuar për shkak të reciprocitetit të vendosur nga Qeveria Kurti për targat e automjeteve, e ndërsa apeli i faktorit ndërkombëtar, BE-ShBA bëhet gjithnjë e më i fortë për t’i ulur palët në tavolinën e dialogut, ende nuk ka një ‘OK’, nga Prishtina e as nga Beogradi për konsensus.

Ditën e nesërme, burime për Tirananews.al, bëjnë me dije se kryeministri Rama do të niset drejt Kosovës për t’u takuar atje me autoritete të larta shtetërore.

Ende nuk janë zbardhur detaje nga axhenda e vizitës së kryeministrit,shkruan Tirananews.al, megjithëse vizita shihet si një lëvizje pozitive dhe mbështetëse e Tiranës zyrtare në këto momente të vështira për Kosovën.

Mes dy krerëve të qeverive pritet të ketë diskutime edhe për incitivat rajonale si ‘Open Balkan’ në të cilat Kosova ka refuzuar të marrë pjesë.

Kujtojmë se policia e Kosovës prej 1 jave nuk po lejon që automjetet me targa të Serbisë të hyjnë në territorin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vendosi kështu reciprocitet në targa të automjeteve me Serbinë. Serbia gjithashtu më herët, nuk ka lejuar veturat me targa të Kosovës të hyjnë në Serbi, por u ka vendosur targa të përkohshme. Të njëjtën gjë po e bën edhe Kosova, ku autoritetet në Kosovë po vendosin në automjete me targa të qyteteve të Serbisë, regjistrime të përkohshme për qarkullim brenda në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se “veprimet e ndërmarra nuk kanë për qëllim të cënojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë apo të provokojnë ndonjë destabilizim”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.