Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Një ditë do të kemi një rilexim të ri të historisë së Skënderbeu

20:34 / January 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama folur ditën e sotme për Ballkanin e Hapur duke u ndalur edhe në një konotacion të fjalës ‘Ballkan’.

Rama u shpreh se nëse Ballkan do të thotë mal, atëherë termi “Mali i Hapur” nuk do të ishte keq për t’u përdorur.

“Kam pasur një debat lidhur me këtë me miqtë europianë duke u përpjekur të shpjegoj që ne jemi Euripë ashtu si ka një Europë perëndimore dhe veriore. Dhe nëse Ballkani është një term i vendosur nga budallëku dhe keqkuptimi i madh i një personi që i ka vënë vulën një rajoni, Ballkani Perëndimor është një elaborimi i vendosur për të caktuar një vijë preferenciale mes kësaj ane dhe Turqisë.

Po të gjendesh në një debat ose në një tryezë ku janë edhe turqit, aty e shikon që ka një trekëndësh. Pjesa europiane do Ballkanin Perëndimor, pjesa turke do Ballkanin. E përfshin në një entitet që nuk diskutohet që është Europë. Kur po shpjegonte Aureli Ballkanin e Hapur thashë ne paskemi bërë Malin e Hapur. Një gjë dua të them për t’i vënë një kapak sepse jam i bindur që kjo bisedë është kaq e veçantë. Keni detyrë të lexoni librin. Nuk mund t’i kërkoj autorit të librit të lexojë librin live. Ka një gjë nga fundi për pyetje të ndryshme që u bënë këtu lidhur me historinë. Historia është e destinuar të shkruhet dhe lexohet që diktohet nga fakte të reja që dalin dhe mënyra të reja të të lexuarit të të njëjtave fakteve.

Fjala siguri është fjalë e madhe por një ditë do të kemi një rilexim të ri të historisë së Skënderbeut por për sa kohë kemi në dispozicion sot atë që është shkruar besoj se është ndihmesë që na vë në dispozicion jo vetëm një këndvështrim të ri por edhe një përmbledhjje që nuk e gjejmë të autorët e mëparshëm sepse burimet janë pasqyruar por edhe rrugët e adresimit të atyre burimeve janë përshpejtuar dhe lehtësuar”, tha Rama.

Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.