Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Rama nuk shpëton dot, as me ligj dhe as pa ligj”- Berisha nga Kruja: Po mban shqiptarët peng prej 3 muajsh, për të…

20:00 / February 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6berisha kruje foltore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve mbështetës në Foltoren e radhës të mbajtur në Krujë mbrëmjen e sotme (17 shkurt), kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se kjo është beteja finale me regjimin, madje edhe nëse do duhet, edhe “me bukë me vete” në shesh deri në rrëzimin e këtij regjimi.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron me çdo kusht ministrat e tij të korruptuar, duke ndërmarrë edhe nismën e ndryshimeve ligjore, por paralajmëroi se “me ligj dhe pa ligj ai nuk shpëton dot”.

“Ka 3 muaj mban peng shqiptarët për të mbrojtur ministrat e tij të korruptuar. Po bën gjithçka për t’u mbrojtur dhe shpëtuar. Por nuk shpëton ky, as me ligje dhe as pa ligje”, u shpreh lideri i opozitës.

Berisha nënvizoi se beteja do shkonte deri në fund, pasi ishte finalja para fitores së opozitës, madje edhe nëse do duhej të qëndrohej në shesh pa lëvizur dhe me “bukë me vete”.

“Do vazhdojmë betejën tonë deri në fitore. E thatë ju, edhe me bukë me vete…! Edhe aty do shkojmë, po, deri në rrëzimin e regjimit. Kjo është beteja finale dhe ne do ta fitojmë këtë, absolutisht”, deklaroi ai.

Berisha akuzoi edhe skandalet e qeverisë me vjedhjen e miliona eurove nëpërmjet tenderëve, sikurse afera e AKSHI-t apo të zv/kryeministres së pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga GJKKO, Belinda Balluku.

Berisha theksoi se shqiptarët e sëmurë vuajnë spitaleve pa ilaçe dhe pa mundësi kimioterapie, kurse qeveritarët bëjnë miliona dhe vjedhin qytetarët.

Berisha kruja Ligj nuk shpeton Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.