Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Opozita kërkon destabilizim për interes të Kremlinit

16:30 / November 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama6565656 735x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rama u rikthye turit të ri paraelektoral dhe po ashtu ju rikthye çështjes së financimeve ruse për Partinë Demokratike, por dhe një tjetër force opozitare siç zbuloi një ditë më parë pa dhënë emrin e saj.

Por ndërsa kupton arsyet përse opozita ka pranuar të destabilizojë vendin duke zbatuar interesat e Kremlinit në Tiranë, ajo që thotë që s’kupton janë njerëzit që i shkojnë pas këtyre forcave antishqiptare.

“Por të gjendesh përpara faktesh aq tronditëse dhe aq domethënëse sa shpërblimi financiar nga të huaj jo dashamirës ndaj vendit për të ngatërruar vendin tënd dhe të vazhdosh të besosh ose ndjekësh verbërisht ata që arrijnë deri këtu, kjo vë në pikëpyetje shumë të madhe çfarë do të thotë të jesh shqiptar”, u shpreh Rama.

Në takimin e parë në Berat që e zhvilloi me fermerët, rishpjegoi vështirësitë ku ndodhet buxheti i shtetit për të mos lejuar që çmimet e rritura të energjisë në tregjet ndërkombëtare ku po blihet energji të reflektohen tek buxhetet familjare dhe biznesit i vogël.

“Sepse çdo familje dhe çdo biznes i vogël në Shqipëri ka një mburojë financiare që e ka vendosur qeveria. Çmimi që paguan çdo familje të jetë 20-25% çfarë paguan qeveria. Çfarë paguan qeveria të jetë 70-75-80% e faturës”, u shpreh Rama.

Kryeministri ju sugjeron dhe fermerëve të Beratit bashkimin si forma më e mirë për të fituar më shumë nga prodhimet e tokës së tyre.

Berisha Meta Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.