Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Opozita po i jep përmasa të mëdha, përgjigjen do e marrin më 14 maj

23:04 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Insistimi i Ramës për mospërfshirje në çështjen e “McGonigal” ka qenë i vazhdueshëm, megjithatë ai është shprehur se nuk do të ndihej i surprizuar nëse drejtësia shqiptare do të hulumtonte mbi këtë situatë.  Ai tha se nuk do të kishte asnjë lloj problemi ti mirëpriste sërish në zyrë ish-zyrtarin e lartë të FBI-së me mikun e tij, nëse nuk do të kishin këto akuza nga drejtësia amerikane. Megjithatë, për akuzat e opozitës, Rama tha se do të marrin përgjigje e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

Duma: Do surprizoheshit nëse drejtësia do të hulumtonte mbi këtë çështje?

Rama: Kam arritur në një pikë që nuk surprizohem nga asgjë, këtu nuk ka asnjë çështje se po të kishte do e hapnin ata që nuk falin as presidentët e tyre. Ky Nezaj nuk e ka takuar atë në zyrën time. Kanë ardhur dy shokë nga Amerika, më kanë takuar mua këtu dhe janë kthyer në Amerikë dhe mes tyre ka një marrëdhënie parash dhe kjo të çon në konkluzionin se kanë lidhje me mua? Ish zyrtari i lartë i FBI-së ka ardhur në zyrën time me Agron Nezajn, unë s’mund ti thoja do dalë jashtë ky se është nga Tropoja, skam asnjë lloj problemi t’ju them se sërish të vinin do i takoja se është një nder të takoja zyrtarin e lartë të FBI-së. Në 14 maj kjo do të jetë një kosto e shtuar për ata që po përpiqen të ma faturojnë mua Nuk ka asnjë aktakuzë në qeverinë amerikane që është e lidhur me mua. 

Duma: Asnjë shqetësim nuk ka Rama për hetime mbi çështjen Gonigal?

Rama: Është mundësia më e mirë që duke u ballafaquar qoftë edhe më një rresht të aktakuzës. Nuk ka thjesht nuk ka, për ca duhet të shqetësohem unë? Shqetësohem për faktin se katandia e atyre që po mundohen ta bëjnë këtë çështje me përmasa ndërkombëtare është tallja më e madhe që mund të bëjnë por nuk i vë faj. Nuk mund të tërheqin zvarrë më gënjeshtra të proporcioneve që kemi dëgjuar, të thonë që është hapur proçesi.

Edi Rama Opozita Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.