Kryeministri Rama pasi mblodhi qeverinë, deputetët, prefektët, kryetarët e 61 bashkive dhe pasi vizitoi të plagosurit në Spitalin e Traumës ndjek nga afër situatën e krijuar në vend për tërmetit të një ditë më parë.
Lëkundjet e pak minutave më parë kanë bërë që në një media sociale të shkruhet:
“Dilni nga shtëpitë/Parashikohet tërmeti i fuqishëm. Ja në çfarë ore”
Ky shkrim e ka shqetësuar kreun e ekzekutivit, madje ai ka reaguar publikisht. Kryeministri Rama shkruan në llogarinë e tij:
“Ky është një fakenews kriminal për të përhapur panik dhe çdo idiot që shkruan për parashikime tërmetesh thjeshtë duhet neveritur”.
