Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama paralajmëron kryebashkiakët Do marrim bashkitë në administrim, po shkuat në kolaps

12:12 / June 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama21 770x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të marrë në administrim të gjitha ato bashki, që po shkojnë drejt kolapsit financiar.

Në takimin në Pallatin e Kongreseve, Rama iu vuri tre detyra të prera kryetarëve të bashkive, “është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”.

“Gjithsesi, një gjë që ministrja nuk e tha, mbase donte të ma linte mua, se lajmin e keq ma lënë mua gjithmonë, është që ne do të marrim masa, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve financiare, në raport me disiplinën financiare. Sic bën gjithë bota. Duke marrë bashkinë në administrim, kur ato shkojnë në kolaps dhe kur situata financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më, duke bërë sikur nuk e sheh. Nga ana tjetër, sic bëmë me pastrimin, do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore, njësoj. Nuk do të kalojnë buxhete në këshillat bashkiak
Kjo pamje nuk është vepra juaj vetëm, pasi është një situatë e trashëguar, por në ato zonën jeshile shumë nga bashkitë janë sot, për shkak të kryetarëve që janë sot këtu, të cilët e kanë trashëguar situatën me keq dhe sot e kanë bërë më mirë, me lidership dhe përgjegjshmëri. Këto tregojnë se kjo bëhet. Nuk po kërkojmë një gjë që nuk bëhet, apo që do krijojë dhimbje të papërballueshme.

E fundit që kam është kjo, nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmërie me detyrën dhe me detyrimet që ka bashkia, duke mbyllur sytë dhe mosmbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumatorë të ujit dhe të cdo shërbimi. Taksa e pasurisë është taksa më e rëndësishme bashkiake në të gjithë globin. Te ne është taksa më e shpërfillur dhe pastaj natyrisht që nuk ka mjaftueshmërisht fonde për gjërat që ju doni. Nga diku ato fonde dalin. Nuk mund të taksohet njësoj pasuria e një familjeje që jeton me të ardhura mesatare me shtëpinë e dytë e të tretë të një familjeje tjetër. Dhe jo vetëm kaq, por këto nuk mblidhen. Pra mesazhi i këtij takimi është mundësi financiare, përgjegjshmëri më e lartë, burime të reja financiare”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.