Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama paralajmëron rritje çmimi të energjisë elektrike për “familjet e pasura”

15:07 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej  fillimit të krizës energjetike mesin e vitit të shkuar,  ky ka qenë një qëndrim konstant i kryeministri Edi Rama për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike një mall që blihet dhe shitet nga shteti.

Por nga salla e parlamentit këtë të enjte, kryeministri paralajmëroi se çmimi energjisë elektrike nuk do të paguhet njësoj prej atyre që ai i quajti si familje të pasura. Një ndryshim drastik nga pak javë më parë.

“Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer ato fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë në buzë të humnerës në vitin 2013, por për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë në faturën e energjisë. Në ndërkohë, asnjë familje nuk do ketë rritje në faturën e energjisë, ku ne do vazhdojmë të paguajmë diferencën, e cila sipas javëve dhe muajve, janë nga dyfish e mund të shkojë deri në tre apo katërfish“, tha Rama.

Megjithëse nuk e shpjegoi metodologjinë e çmimit të diferencuar që do të duhet të paguajnë të familjet e  pasura, kjo lëvizje e qeverisë vjen në një kohë kur vetë Edi Rama e ka pranuar fenomenin e mos-deklarimit të pagave reale në sektorin privat. Sikurse nuk shpjegoi kriteret se kush është i pasur në Shqipëri,  në një kohë kur persona publik, në këtë vend që marrin paga disa milionëshe, deklarojnë si pagë në tatime vetëm 20 mijë lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.