Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Beratit nga ku ka dhënë dhe dy lajme të mira për qytetarët.
Kreu i Qeverisë ka publikuar dhe në facebook lajmin e mirë nga ai të cilin e quan “fronti i liftës” për sigurimin e vaksinave të tjera.
Gjithashtu Rama kujton se tatim fitimi do të jetë zero deri në vitin 2029 për të gjitha bizneset e vogla.
“Së shpejti lajme të mira nga fronti i luftës për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave”. “Tatim fitimi ZERO Tvsh ZERO deri në 2029 për të gjitha bizneset e vogla. Në 2013 ishin 60 mijë, sot janë 100 mijë dhe do të rriten më shpejt se asnjëherë më parë në Mandatin e Tretë”

