Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për operacionin e zhvilluar në shtëpitë e gjyqtarëve që ndryshuan dënimin për Dritan Dajtin. Koha e të paprekshmëve po mbaron, shkruan Rama.
“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, thotë ai.
