Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama për “La Stampa”: Kjo verë ka qenë përtej pritshmërive, kemi 35% më shumë turistë se një vit më parë

11:48 / August 10, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1691660158 finalprojekt.00332919.Still060
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni turistik po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj. Aeroporti “Nënë Tereza” dhe Porti i Durrësit nuk flenë që nga qershori, pasi vizitorë nga e gjithë bota kanë mbushur këtë vit më shumë se kurrë sportelet e tyre. Nisur nga prurjet e kënaqshme të këtij sezoni turistik dhe shifrat e turistëve të huaj që po vizitojnë vendin tonë këtë verë, Edi Rama ka krahasuar Shqipërinë e këtyre ditëve me Italinë e viteve ’50.

Pasi postoi një foto në llogarinë e tij në Facebook, ku krahason emigrantët shqiptarë të vitit 1991 të cilët dyndeshin drejt portit për të arritur në Itali, me emigrantët italianë të cilët vizitojnë Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer për median italiane “La Stampa”, prurjet e turizmit të këtij viti dhe shifrat mbresëlënëse të turistëve italianë. “Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Pas tridhjetë vjetësh, ne kemi hequr stigmën e emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria po përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”, u shpreh Rama. Fillimisht Rama shpjegoi fenomenin “Maldivet e Mesdheut”, term i përdorur në mënyre frekuente për të përshkruar Shqipërinë, duke thënë se kjo verë ka qenë përtej pritshmërive.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni”, tha Rama. Teksa tregoi se sot, në Shqipëri turistët e huaj vijnë dhe përzihen me dëshirë me shqiptarët, duke ndryshuar kështu qasjen për shqiptarët, në dallim nga e kaluara që paragjykoheshin si “kriminelë, mafioz, emigrantë të varfër.

“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”, theksoi kryeministri. Rama shprehet se Shqipëria ka barazuar Greqinë dhe sapo ka kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. “E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë për të në këto vite të Rilindjes Shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë”.

I pyetur për marrëdhëniet dhe afrimitetin e dëshmuar me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri shqiptar u shpreh se ajo “është një surprizë e madhe për klubin euroatlantik”. “Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, tha Rama.

Duke iu kthyer situatës në frontin e luftës dhe Ukrainë dhe implikimet e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama shpreson se ajo do të përshpejtojë integrimin e plotë të vendeve evropiane në BE. “Nuk është më vetëm çështje financiare, por mbi të gjitha gjeopolitike. Do të ishte largpamëse që Ballkani Perëndimor të hynte pa u zvarritur, për të mos lënë vrima të zeza dhe hapësirë ​​për palët e treta që tashmë kanë krijuar probleme për rajonin”, theksoi ai.

Pyetjes për “gabimet” e Albin Kurtit, Rama iu përgjigj me diplomaci duke i kujtuar homologut kosovar “mundësinë fantastike” që ka në tryezë. “E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Atëherë, historia të bën të presësh”, tha Rama.

Në përmbyllje, si “mik i Erdogan-it”, Rama përgjigjet se presidenti turk nuk e ka çelësin magjik për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. “Ai ka një rol shumë të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe është një bashkëbisedues i aftë midis Ukrainës dhe Rusisë. Por nuk mendoj se ka çelësin magjik për të ndryshuar një vizion imperialist, antidemokratik dhe shovinist si ai i Putin-it. Të gjitha luftërat përfundojnë në tryezën politike, por fatkeqësisht do të duhet ende shumë kohë”, tha Rama për La Stampa-n.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

Policia publikon pamjet e mjeteve të përdorura në protestë: Gozhdë, molotovë dhe shufra hekuri, apeli për qytetarët të distancohen nga dhuna

20:22 / October 24, 2026

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.