Kryemininistri Edi Rama tha se për pasaportat fiskale, pritet vendimi i Gjykatës Europiane, kurse për amnistinë fiskale, theksoi se ka të njëjtin qëndrim. “Kemi folur dhe për amnistinë fiskale. Qëndrimi ynë është i ditur. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e komisionit dhe të delegacionit për të na ofruar ekspertizë. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët. Ne nuk heqim dorë thjesht se kjo nuk është gjë e mirë në parim. Kemi arsyet tona të mendojmë se kjo është gjëja e duhur. Duam të vazhdojmë punën me ekspertët”.
Rama: Për pasaportat e arta, presim vendimin e Gjykatës Europiane! Nga amnistia s’heqim dorë
1 Min Lexim
Postime te ngjashme
Shto koment