Kryeministri Edi Rama, ka folur në një intervistë për kanalin televiziv grek MEGA mëngjesin e sotëm.
Rama e ka cilësuar deklaratën e kryeministrit grek Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar, të drejtë ndërkombëtare duke theksuar se vendet i zgjidhin këto çështje sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar.
“Pak kohë më parë një valë patriotizmi fake e nacionalizmi përfshiu njerëzit, pa asnjë arsye. Deklarata e Mitsotakis për shtyrjen e kufirit detar me 12 milje, e drejtë ndërkombëtare që nuk ka nevojë për marrëveshje dypalëshe mes dy vendeve. Çdo vend i zgjidh vetë këto çështje, sipas kuadrit ligjor ndërkombëtar.
Për pak javë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias vizitë zyrtare në Shqipëri.Çështja e vitit 2009 duhet zgjidhur.Kurë nuk e kam fshehur që është miku im presidenti Erdogan. Jam krenar që e kam mik.Greqia dhe Turqia janë dy vende mjaft të afta të zgjidhin vetë çështjet e hapura. Mesa duket kanë pikëpamje kontradiktore, por është në interes dypalësh të përbashkët të zgjidhin konfliktete e të ndërtojnë sëbashku të ardhmen.Nuk është e vërtet që nuk lejojmë vetëpërcaktimin e minoritarëve, së shpejti projektligj i ri për këtë çështje.Problemet me pronat janë të ngjashme me të gjithë shqiptarëve, kemi trashëguar një situatë kaotike nga e kaluara”, ka deklaruar kryeministri Rama.