Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha kanë vijuar debatin e tyre virtualisht në rrjetet sociale lidhur me dosjen e Dick Marty.
Shefi i qeverisë i kujton Bashës të shkuarën ku ndër të tjera thotë:
“Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!”, shkruan Rama duke shtuar se:
“Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”, nënvizon Rama.
