Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Po hapet një korsi e re për pensionet

09:44 / November 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 20 768x570 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në podcastin “Flasim” Kryeministri Edi Rama ka folur ndër të tjera edhe për pensionet, duke u shprehur se me rritjen ekonomike, do të ketë një rritje të nivelit të pensioneve.

Rama tha se mund të ketë 1000 mënyra për të fshehur pagat reale të punonjësve dhe nuk ëhstë e lehtë për administratën tatimore që të gjejë, por me të gjitha masat, besoj se do të bëhet gjithçka që të arrihet ky formalizim.

Kryeministri tha se nga 2013 deri më sot janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore mbi 300 mijë punonjës, që punonin në të zezë.

Ai tha se po hapet një korsi e re për pensionet, për ti dhënë më shumë pensionistëve, duke nisur nga bonusi, dhe më pas për të realizuar një rritje, shumë më e madhe se ajo e bërë deri më tani, përmes indeksimit.

Rama tha se për të realizuar këtë duhet të japin të gjithë kontribute, pasi pensionet nuk janë si taksat.

“Fondi i pensioneve është i tillë që, ia merr atyre që paguajnë sigurimet çdo muaj dhe po në fund të muajit ia jep atyre që marrin pensione. Besoj shumë se do të ecim, sepse ka edhe një sensibilizim”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi si një proces atë të rritjes së pensioneve, por shprehu bindjen se do të realizohet.

“Çdo histori suksesi është histori e madhe”, u shpreh Rama, duke shtuar se “në mungesë të këtyre duket se këtu ka vetëm politikanë që zihen, gazetarë që shajnë, ka vetëm kriminelë dhe krime që ndodhin dhe jashtë kësaj vorbulle, ka një Shqipëri të shkretë, që s’ka punë, që braktiset nga të gjithë, që këtu ka vetëm pleq”.

“E kam krijuar këtë hapësirë me njerëz që bëjnë histori në historinë e përbashkët të këtij vendi dhe që përpiqemi të ecim përpara”, tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.